Pandemia Koronavirus ka pasur ndikimin të drejtpërdrejtë në futboll, me sportin më të dashur që është goditur jo pak. Federata Shqiptare e Futbollit ka miratuar një fond të dytë emergjence ose më saktë asistence, për të ardhur në ndihmë të pjesës më të madhe të subjekteve që nuk do të kenë asnjë ndihmë nga shteti.
Pasi akordoi 400 milion lekë të vjetra për periudhën 15 mars-15 prill, tani po përgatitet që të shpërndajë edhe 400 milionë të tjera për periudhën 15 prill-15 maj.
Kolegët e Telesport kanë mësuar nga ambientet e FSHF-së se dëmi ekonomik për vitin 2020 në arkat e Federatës, prek 1 milion euro të sigurta, ndërsa në rrugë hipotetike do të ishin edhe më shumë.
Kryesisht, humbja nga biletat e 3 ndeshjeve të Nations League (Shqipëri-Lituani, Shqipëri-Kazakistan, Shqipëri-Bjellorusi). Takime që ishin programuar të luheshin në “Air Albania Stadium”./abcnews.al