Plori: Pagat nuk kanë pse ulen, Besëlidhja favorite ndaj Tiranës

schedule16:25 - 8 Maj, 2020

schedule 16:25 - 8 Maj, 2020

Elvis Plori, trajneri shkodran i Besëlidhjes, ishte një nga të ftuarit në emisionin “Fan Zone”, që transmetohet në Supersport 1. Ky pushim i gjatë mendon se ndihmon skuadrën e tij në kupë kundër Tiranës, pasi bardheblutë nuk do të jetë në maksimumin e tyre.

“Është një situatë e vështirë. Jemi mësuar të jemi aktiv, të jemi në fushë. Nuk është e lehtë të qëndrosh në shtëpi. E kam për të gjithë, jo vetëm për mua dhe ekipin tim. Në fillim u duk si lojë, mendonim se do ikte më shpejt. Të gjitha kanë vështirësi nga kjo situatë. Rifillimi i kampionatit na gjen në një situatë të paqartë. Uroj të rikthehet. Me këtë situatë, ne jemi më të privilegjuar kundër Tiranës”.

“Edhe miqtë e mi më thonë që duhet të jesh aktiv në rrjete sociale e tavolina. Kam ecur me parimin që çdo gjë vendoset me meritë. Sporti është i ndërtuar i tillë dhe të nxjerr publiku jashtë, nëse nuk je i aftë”.

“Noka është edhe tifoz, jo vetëm president. Normal kishte frikë. Pas ndeshjes së parë kishim shumë entuziazëm. Kisha shumë besim se do shënonim dhe do kualifikoheshim”.

“Pse trajner maqedonas? Duke parë situatën, ndërhyrjet, për ta kontrolluar më mirë them se kanë vendosur për një trajner të huaj. Bashkia ka punë plot për një qytet. Jam i prerë që çdo klub duhet të ketë president, madje të mos fusin hundët. Rreth tyre duhet të kenë njerëz të sportit, që të marrin udhëzimet e duhura”.

“Do kisha pasur dëshirë të nisë kampionati, por të na lihet kohë. Për dhjetë ditë nuk e përgatis dot skuadrën. U bënë dy muaj pushim. Nuk mund të bëhemi gënjeshtarë dhe të themi që i bëjmë lojtarët të vrapojnë për 10 ditë. Ekipet nuk do merrnin atë që meritojnë. Na duhet kohë më e gjatë. Jemi në lojë, si në kupë e kampionat”.

“Normal nuk do jenë gjërat njëlloj. Te pagat nuk një ndryshim të madh në Kategorinë e Parë. Të flasim lirshëm. Pagat janë bashkiake, 300-400 mijë. Paguhen si në fason, nuk kanë çfarë u heqin në rroga.  Në Superiore normale do ndjehej. Maksimumi që merr një lojtar në të Parën është 10 milion”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!