Vllaznia humbi dy pikë përballë Teutës në transfertë, pasi vendasit barazuan rezultatin në minutat e fundi të shtesës.
Pas ndeshjes trajneri i shkodranëve, Elvis Plori u shpreh se një faull në momentin e golit i hoqi nga dyart fitoren.
Ndër të tjera timonieri i kuqebluve shpjegoi edhe largimin e Diagne, i cili nuk i është bashkuar shkodranëve që pas ndeshjes me Partizanin.
Zemërimi pas golit të pësuar? “Kur mendon se ke marrë tre pikët dhe pastaj i humbet, të ikën edhe qetësia. Megjithatë, kërkoj falje për ata që më kanë parë. U zemërova se në minutën e 99 kishte një faull dhe u xhindosa me arbitrin, sepse pastaj nuk do të kishte më kohë. Një sekuencë e vogël që bën dallimin, një faull që më ka hequr dy pikë sepse pas asaj goditje këndi erdhi goli i Teutës.
Kur futemi në fushë nuk mendojmë për rivalët, duhet të jemi më të përqendruar dhe më të zgjuar në mbrojtje të rezultatit. Nuk është e lehtë ta ndryshosh karakterin e grupit, janë lojtarë që duan të luajnë pastër. Çunat ishin të mirë ekuilibruar në fushë, pati edhe gabime. Loja kishte një ritëm të kënaqshëm pas 120 minutave me Partizanin, e kishim analizuar mirë Teutën. Ia arritëm t’i godisnim, na mungoi pasimi i fundit për të mbyllur ndeshjen”.
Gabim në vendosje te goli? “Në minutat e fundit, ka shumë presion dhe kishte gabim në vendosje. Duhej larguar topi, por nuk e kam parë në përsëritje për të folur më qartë për vendosjen”.
Largimi i Diagne? Nuk kemi dashur që të largohet, Diagne ka qenë pjesë e skuadrës. Një ditë para ndeshjes me Partizanin u largua papritur nga stërvitje dhe ishte një gjest i shëmtuar nëse nuk i ka pëlqyer fakti që nuk ishte në formacion. Shpresoj të mos ketë problem familjare, nuk kemi dashur ta largojmë pasi është me eksperiencë dhe nda duhej në këtë moment të kampionatit. Nëse unë kërkoj nuse dhe ajo thotë Jo, unë nuk kam çfarë t’i bëj”, u shpreh Plori. /f.a/abcnews.al

