“Pleshti” i pandalshëm me asiste, argjentinasi vendos rekorde edhe kur nuk shënon

schedule16:20 - 4 Shtator, 2022

schedule 16:20 - 4 Shtator, 2022

Lionel Messi ka shkëlqyer sërish me fanellën e PSG-së këtë sezon edhe pse nuk ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës, pasi argjentinasit edhe kur nuk shënon arrin të vendosë rekord.

Askush si ai, pasi në fitoren që kampionët e Ligue 1 arritën ndaj Nantes 3-0, “Pleshti” dhuroi 2 asiste për Kylian Mbappe.

Dy asistimet që Messi i dha Mbappe thyen një rekord të ri për argjentinasin. Tashmë ka 18 asistime këtë vit dhe ka ende shumë për të luajtur në 2022. Pa harruar Botërorin në Katar që do të nisë nëntorin e ardhshëm dhe ku Argjentina është një nga favoritët e mëdhenj.

Asnjë lojtar tjetër në pesë ligat më të mira evropiane nuk ka një rekord të tillë asistimi. As Kevin de Bruyne me Manchester Cityn, as Luka Modric apo Toni Kroos me Real Madrid. Vetëm ai, vetëm Messi!

Në ndeshjen kundër Nantes, lojtari i PSG-së u bë gjithashtu lojtari i vetëm që realizoi 24 driblime në të gjithë Ligue 1 duke bërë nëntë në të njëjtën ndeshje. Askush në pesë ligat e para nuk e ka bërë atë numër driblimesh në të njëjtën ndeshje. /f.a/abcnews.al