Plehrat në Rrogozhinë, prezantohet projekti i ri për ndarjen në burim

schedule15:37 - 14 Mars, 2018

schedule 15:37 - 14 Mars, 2018

Në Rrogozhinë po debatohet një projekt i huaj për të zgjidhur problemin e mbetjeve qe prej vitesh hidhen në lumin Shkumbin. Ky projekt që po kundërshtohet nga shoqëria civile parashikon ndarjen që në burim.

Zgjidhje nuk është gjetur prej dekadash, por këtë herë është bërë prezent një projekt i huaj për ndarjen në burim të mbetjeve.

Gjatë prezantimit të tij, në sallë u futën pa paralajmërim përfaqsues të shoqërisë civile. Ata kundërshtuan me forcë dhe paralajmëruan protesta me pretendimin se projekti nuk është transparent.

Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Beqir Nuredini, tha se projekti do të zgjidhë për pesë ose dhjetë vitet e ardhshme vend grumbullimin e mbetjeve.

Projekti që po debatohet parashikon jo vetëm ndalimin e derdhjes së mbetjeve në lumin Shkumbin, por edhe rehabilitimin e një sipërfaqeje prej 1.2 ha po në këtë zonë. Ndarja e tyre në burim do të bëhet nëpërmjet një projekti pilot për 200 familje të Rrogozhinës dhe më pas do të shtrihet edhe në zonën turistike të Spillesë. Por prej një viti, shoqëria civile e ka kundërshtuar përmes protestave në fshatrat Gosë, Lekaj dhe Kalush dhe kërcënojnë me bllokimin e autostradës Rrogozhinë – Kavajë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!