Plazhi i Zvërnecit duhet të ishte gati për pritur pushuesit e parë. Por pandemia ka ndikuar në nisjen e përgatitjeve për sezonin turistik. Jemi në fillim të muajit maj, megjithatë përgatitjet ende nuk kanë startuar, ashtu si vitet e kaluara. Ndërkohë që bizneset parashikojnë që të kenë turizëm disi më të ulët se vitet e kaluara.
Ata shpresojnë të jenë të paktën në 40 % të turistëve me vitin 2019 apo 2018. Situata nga pandemia ka ndikuar në fillimin e përgatitjeve këtë vit.
Bizneset shpresojnë se ky sezon do të sjellë të paktën 50 % të turistëve.
“Nëse do të na shtrëngojnë me ato masa, ku në 10 m katrorë të jenë vetëm katër persona, do të ishte në kufijtë e të pamundurës për të bërë plazh”, u shpreh ai.
Përgjatë bregdetit kanë ardhur pushuesit e parë, edhe pse të paktë në numër. Ata shpresojnë të ketë një përmirësim të situatës së shkaktuar nga Covid.
“Kemi dy muaj që kemi qëndruar brenda, tani kemi filluar të dalim”, thotë një qytetare.
I gjendur 3 kilometra larg qytetit të Vlorës, Zvërneci është i përshtatshëm edhe për turizëm familjar. Në fakt të gjitha brigjet e Vlorës ofrojnë për pushuesit një sërë destinacionesh turistike./abcnews.al