“Plazhi i Vjetër” në Vlorë edhe këtë sezon pa infrastrukturë dhe mes mbeturinave     

schedule12:08 - 25 Korrik, 2020

schedule 12:08 - 25 Korrik, 2020

Papastërti kudo, e ujëra të zeza që përfundojnë në det. Mbeturina të hedhura vende e pa vend. Disa të sjella nga deti, e tjera nga vetë njerëzit.

Kjo është situata edhe këtë sezon veror në Plazhin e Vjetër në Vlorë. Zona kërkon ndërhyrje.

Gazetari Elton Nika, raporton për Abc News se prej vitesh investimet në këtë plazh kanë qenë të cunguara. Edhe për këtë sezon turistik, pushuesit kërkojnë investime nga bashkia e Vlorës për ta bërë e për të kthyer në një nga plazhet më të frekuentuara.

Një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Pushuesit pohojnë se mungojnë kabinat, dushe të improvizuara , tualetet, uji i pijshëm në plazh dhe deri te rojat bregdetare.

Edhe pse kemi hyrë në kulmim e sezonit turistike e vetmja ndërhyrje këtu është punimin e rërës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!