Plazhi i Kallmit, një nga resurset më të mira të Durrësit, por me rrugë të shkatërruar

schedule21:07 - 2 Korrik, 2022

schedule 21:07 - 2 Korrik, 2022

Mungesa e infastrukturës e ka lënë jashtë vëmendjes dhe zhvillimit zonën e Kallmit, dhe pse ajo ndodhet pak kilometra jashtë Durrësit.

Rruga që të çon në plazh nuk është prekur asnjëherë nga investimet. Gropat përgjatë gjithë gjatësisë së saj shtohen vazhdimisht.

Është goxha e vështirë, rruga është me gropa”, thotë një qytetar.

Në këtë sezon të ri pushuesit duhet të kalojnë sërish në një rrugë edhe me të keqe se një vit më parë.

“Pushuesit e kanë të vështirë, mirë është të rregullohet.  Ne nuk jemi të zonës, por e kemi bërë shpesh për arsye të punës. Normalisht gjithandej duhet vënë dorë”, shprehet një pushues.

Banorët e Durrësit thonë se projekte për këtë rrugë ka patur, por ato kanë mbetur vetëm në letër.

“Shumë problem rruga, deri te Cinko vjen, e shtrojnë ata vetë, është bërë projekti që lidhet me unazën, por ka mbetur thjesht në letër. Kjo ka marrë një makinë të vogël dhe e mban vetëm për këtë zonë”, shprehen banorët.

Ata thonë se rehabilitimi i rrugës do te mjaftonte për ta kthyer ndër destinacionet më të frekuentuara.

Plazhi i Kallmit në Durrës konsiderohet si “Perla e Adriatikut”,  i cili përgjatë dekadës së fundit po frekuentohet masivisht nga pushues vendas e të huaj. /abcnews.al