Plazhi i Fierit, shtohet kujdesi shëndetësor

schedule15:55 - 27 Qershor, 2018

schedule 15:55 - 27 Qershor, 2018

Dy plazhet e Fierit, ai i Darzezës dhe i Semanit po frekuentohen shumë jo vetëm nga pushues vendas por edhe nga Kosova dhe Maqedonia. Në këto plazhe nuk ka patur kujdes shëndetësor, por këtë vit situata ka ndryshuar.

Rëra kurative dhe masivi pyjor po shtojnë çdo ditë e më shumë vizitorët në vijën bregdetare të Fierit. Darzeza dhe Semani ndër plazhet më të bukura në vend, me një virgjëri të pakontestueshme, në këto oaze mungonte shërbimi shërndetësor dhe një sërë shërbimesh të tjera.

Por këtë vit duket se një erë e re po fryn. Drejtoria e Shëndetit Publik në bashkëpunim me pushtetin vendor, kanë marrë masa që ta vendosin këtë shërbim, duke shtuar mundësitë për pushime të këndshme në  brigjet e Adriatikut që lagin myzeqenë. Mjeku Dritan Nela thotë se me këtë organizim, pushuesve u jepet më shuëm siguri.

“Jemi të pajisur me medikamentet dhe pajisjet e nevojshme për urgjencat. Kemi dispozicion edhe ambulancën. Qendra është në dispozicion 24 orë në ditë”.

Po ashtu sipas mjekut, ende pa filluar sezoni, stafi mjekëosr u ka ardhur në ndihmë pushuesve duke bërë të mundur shpëtimin e jetësve në raste emergjence.

Darëzeza dhe Semani mbetën ndër plazhet e preferuara për pushuesit. Vitet e fundit, këtij bregdeti i janë hstuar pushues të shumtë nga Kosova dhe Maqedonia. Ajri i pastër, Jodi i mjaftueshëm, peisazhi i mrekullueshëm, por edhe çmimet e lira i bëjnë këto plazhe shumë atraktive dhe komode për turistët, jo vetëm vendas./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!