Një nga zonat bregdetare që po frekuentohet shumë kohët e fundit është plazhi Adriatik në Divjakë. Një vend i paeksploruar dhe ku mund të kalosh disa ditë pushimi me një kosto shumë të ulët.
Ndodhemi në plazhin Adriatik, pranë fshatit që mban të njëjtin emër, pjesë e Bashkisë Divjakë. Këtu gjithçka është si para viteve ’90. Mjafton të hapësh një grop në rërë, të ngulësh çadren dhe i gjithë plazhi është i yti. Hapësira bregdetare prej dy kilometra është plazh publik. Kosto për të kaluar një ditë pushimi është e papërfillshme. Ndaj po frekuentohet gjithnjë e më shumë.
“Në një ditë pushimi më pëlqen një vend i qetë”.
“Për ne nuk ka kosto se jetojmë afër”.
Ushqimet pjesa më e madhe e pushuesve i marrin nga shtëpia.
“Është pa kosto sepse marrim nga shtëpia”.
Të tjerët mund të drekojnë në restorantet e thjeshta të ngritura pranë bregdetit nga banorët e zonës.
“Më tepër porosisin peshk”.
Argëtimi i vetëm për fëmijët është loja me top. Rëra kurative,dhe uji i pastër i detit janë resurset që natyra i ka falur këtij plazhi./abcnews.al