Plazhe publike të lira/ Lirohet hapësira në vijën bregdetare, në Karaburun

schedule15:46 - 24 Korrik, 2024

schedule 15:46 - 24 Korrik, 2024

Policia ka liruar hapësirën në vijën bregdetare, në Karaburun.

Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me autoritetet e Inspektorateve Ndërtimore, Drejtorinë e Tatimeve, AKB-në dhe Policinë Bashkiake Vlorë, kanë konstatuar në hapësirën e zaptuar për stacion plazhi, në mënyrë të paligjshme nga subjekte, një strukturë druri rreth 500 m², të ndërtuar pa leje, me fushë veprimtarie bar-restorant, si dhe 300 shezlongë të vendosur, të cilat janë hequr, duke liruar hapësirën publike në Karaburun.

Janë proceduar penalisht 3 administratorë subjektesh, të cilët zunë hapësirë rreth 8000 m², në zonë të mbrojtur, në vendet e quajtura “Zhanpovel” dhe “Shën Vasil”, për stacion plazhi, bar dhe restorant.  Gjithashtu janë sekuestruar 300 shezlongë.

Sipas policisë në subjektet e tyre kishte punonjës të pasiguruar, si dhe ofroheshin shërbim dhe produkte, pa kupona tatimorë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!