Temperaturat e larta kanë bërë që shume pushues nga Tirana, por edhe nga Kosova të kalojnë këtë dielë në bregdetin e Durrësit. Dhe pse është mesi i muajit Tetor plazhi është i populluar.
Të bësh plazh në vjeshtë nuk shihet më si sfidë. Mesi i tetorit, shoqëruar me temperatura të larta ka rikthyer pushues të shumtë në Durrës. Vizitorë të grupmoshave të ndryshme ketë fundjave po shijojnë rrezet e diellit dhe ujin e detit.
Të ardhur kryesisht nga Tirana, ata thonë se janë të kënaqur me atë çfarë gjejnë në keto ditë të nxehta vjeshte.
“Shumë bukur më mirë s’ka”.
“Bukur, koha e mirë gjynah të mos e shfrytëzosh”.
Disa preferojnë të zhyten në det, të tjerë e shfrytëzojne për të shëtitur, vrapuar apo edhe për të drekuar.
“Nuk ka gjë më të mrekullueshme, jam simpatizant noti”.
“Fundjava është relaksuese, ne vijmë nga Tirana”.
Plazhi i Durrësit mbetet mjaft i frekuentuar jo vetëm gjatë stinës së nxehtë te verës, por gjatë gjithë vitit. Duke u kthyer ndër zgjedhjet e para për dhjetra e qindra, qytetarë të cilët një dite pushimi duan ta kalojnë në det. /abcnews.al
Gazetare: Enkeleda Arapi