Plazh në verën e ‘vonuar’/ Vlorë, moti i mirë çon pushuesit në bregdet

schedule13:48 - 7 Tetor, 2023

schedule 13:48 - 7 Tetor, 2023

VLORË – Moti i ngrohtë me temperatura jo të zakonta për tetorin, kanë populluar plazhin e Vlorës këtë fundjavë.

Dhjetra pushues i janë drejtuar bregdetit. Thonë se do të vijojnë të shijojnë plazhin deri sa moti t’ua lejojë.

Mes pushuesve nuk mungojnë dhe të huajt të cilët zgjedhin Vlorën dhe Shqipërinë për të pushuar në vjeshtë.

“Kam ardhur nga Gjermania për pushime në Shqipëri. Është hera e parë që vi në Vlorë, po më pëlqen shumë. Ushqimi është shumë i mirë. Do të qëndrojmë një ditë në Vlorë dhe më pas do të udhëtojmë në disa vende të Shqipërisë.  Do të vizitojmë edhe në Butrintin.”

“Ndodhem në Shqipëri që prej datës 25 shtator. Kemi vizituar bregdetin. Është një eksperiencë e bukur. Vlora po na pelqen shumë.”

Bregdeti i Vlorë vijon të mbetet i preferuar nga vendasit por dhe të huajt.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!