Policia njoftoi se janë liruar rreth 1500 m2 ne plazhin e Golemit si edhe nisën hetimet për 3 zyrtarë te Bashkisë Kavajë për “shpërdorim detyre”.
Uniformat blu, në kuadër të operacionit anti-iformalitet, sekuestruan 200 shezlongë dhe 140 çadra plazhi, të vendosura në mënyrë të paligjshme në hapësirat publike.
Nga ky kontroll rezultoi se 3 subjekte tregtare ushtronin aktivitet të kundërligjshëm duke shfrytëzuar hapësirën e plazhit pa paguar detyrimet financiare dhe pa u pajisur me kontratë qiraje për përdorimin, nga Bashkia Kavajë.
Tre pronarët e subjekteve po procedohen për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” “Mospagim i taksave” dhe “Pushtimi i tokës”.