“Play-Out” e Kategorisë së Parë/ Oriku “shkelmon” në të Dytën Pogradecin, Turbina nuk e bën dramë

schedule17:05 - 14 Maj, 2022

schedule 17:05 - 14 Maj, 2022

Oriku dhe Trubina janë dy skuadrat të cilat në sezonin e ri 2022-2023 do të luajnë në Kategorinë e Parë, ndërsa Pogradeci dhe Devolli do të duhet të luajnë në Kategorinë e Dytë.

Në sfidat e ditës së sotme Oriku bëri surprizën ndaj Pogradecit, pasi i mposhtën me shifrat 2-1, në takimin e luajtur në stadiumin “Shkumbini” të Peqinit. Golat e shënuar nga  Qejvani 25’ dhe Çaushaj 38-të e ngjitën një kategori më lart skuadrën e Orikut, ndërsa goli i shënuar nga Viera në minutën e 73-të nuk mjaftoi për mbijetesën e liqenorëve në Kategorinë e Parë.

Në përballjen tjetër Turbina arriti të shmangte “dramën” pasi arriti të mposhte minimalisht Devollin, teksa iu fal golit të shënuar nga Vidal në minutën e 90-të, realizim i shënuar nga një penallti.

Në “Niko Dovana” Turbina siguroi kështu edhe për një sezon tjetër qëndrimin në Kategorinë e Parë, teksa detyron Devolin të luajë në Kategorinë e Dytë. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!