Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Play-off i Champions League: Crvena Zvezda rival i mundshëm i Muçit, e mëson edhe Uzuni

schedule12:18 - 2 Gusht, 2021

schedule 12:18 - 2 Gusht, 2021

Ernest Muçi dhe Myrto Uzuni kanë mësuar rivalët e mundshëm në fazën play-off të Champions League, në rast se skuadrat e tyre do të kualifikohen.

Ferencvaros duhet të eliminojë Slavia Praha të Peter Olayinka dhe në “play-off” përballet me fituesin e çiftit Cluj-Young Boys.

Legia e Muçit ndeshet me Dinamo Zagreb të Lirim Kastratit. Ekip që kalon më tej ndeshet me fituesin e çiftit Crvena Zvezda-Sheriff Tiraspol.



Sikurse kuptohet, Muçi mund të përballet sërish me serbët e Crvena Zvezda, të cilët i trembi një vit më parë kur ishte pjesë e Tiranës. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!