Platformë digjitale Kosovë-Shqipëri për turizmin, Kumbaro: Hartën turistike ta konsiderojmë të përbashkët

schedule12:46 - 20 Qershor, 2022

schedule 12:46 - 20 Qershor, 2022

Ministritë e Turizmit të Kosovës dhe Shqipërisë do të bashkëpunojnë në një platformë digjitale të përbashkët, për vizitorët nga dy vendet dhe ata të huaj që kalojnë pushimet në hapësirën shqiptare.

“Platforma do ti paraqesë dy shtetet tona si një cak të përbashkët. Do të informojë vizitorët e huaj që po zgjedhin të kalojnë pushimet një hapësirën shqiptare. Marrëveshja e sotme është një hap i vogël, por i rëndësishëm në rrugën tonë të përbashkët. Na priftë e mbara”, tha ministri i Turizmit të Kosovës.

“Takimi i sotëm është më shumë formalizimi i një instrumenti ndihmës për nja axhendë që është nisur më herët nga shqiptarët këtej dhe andej kufirit.

575 mijë e 220 vizitorë kanë hyrë në Shqipëri prej Kosove që i kemi mirëpirtur 4 muajt e para të këtij viti  10 % më shumë se vitin e kaluar. Me ministren hajdari mungesa e së vilës më trishton e kemi nisur komunikimin prej dy muajsh.

Shqipëria nuk ka veç detin, por edhe natyrën malet, pasuri kulturore. Kemi të përbashkëta bjeshkët, po edhe dy detet. Duhet ta konsiderojmë hartën turistike si një hartë të përbashkët lu kufiri nuk ka kuptim.

Një instrument i tillë, një platformë digjitale informacioni të vazhdojë nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas. Se të kesh potencialet nuk mjafton, duhet të informojmë tregun për potencialet që kemi. Këtë e synojmë përmes kësaj platforme”, u shpreh ministrja e Turizmir, Mirela Kumbaro. /abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!