Platforma edukim në distancë në Mjekësi, Rama: Merr fund sporti i hileve

schedule12:36 - 22 Maj, 2019

schedule 12:36 - 22 Maj, 2019

“E-learning” në shëndetësi është një sistem i pamanipulueshëm. Kështu e ka prezantuar Kryeministri Edi Rama platformën e re dixhitale të edukimit në distancë duke e konsideruar si fundin e hileve që janë bërë me marrjen e certifikatave dhe krediteve false për edukimin në sistemin shëndetësor.

Moment historik për mjekësinë shqiptare e konsideron kryeministri Edi Rama promovimin e E learning apo sic quhet ndryshe edukim në distancë që u vihet në dispozicion të gjithë profesionistëve të fushës së shëndetësisë.

 “Askush nuk i ikën dot kësaj platforme. Me këtë platformë merr fund sporti kombëtar i hileve për të prezantuar letra dhe certifikata sikur i kemi kryer ato detyrime. Me këtë platformë askush nuk i shmanget dot edukimit në zhvillim dhe gjithkush që i shmanget nuk merr dot kreditet”.

“E-Learning” ofron një mjet që mjekët mund ta ndjekin aktivitetin nga zyra, nga shtëpia apo nga kudo të jenë, mjafton të jenë të lidhur me internet e një lap top. Për kryeministrin Rama “E-learning” është sot një hap i transformimit të madh të mjekësisë, duke e bërë sistemin të pamanipulueshëm.

 “Nuk është vetëm sistem i pamanipulueshëm, por bëhet fjalë për sistem të një cilësie shumë të lartë të edukimit në distancë. Është sistem që do të lehtësojë punën e profesionistëve në mjekësi, që informon në kohë reale aktivitetin e profesionistëve në fushën e shëndetësisë”.

Kryeministri njofton se qeveria është duke përgatitur edhe një ligj për të hyrë në parlament, për teknologjinë me qëllim që që burokracia të marrë fund. Sipas tij kalimi te shëndetësia elektronike dhe dixhitale është proces i gjatë, por me këtë hap çelet ky shteg. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!