Platforma e bashkëqeverisjes shërbim të ri dedikuar biznesit

schedule17:57 - 2 Tetor, 2019

schedule 17:57 - 2 Tetor, 2019

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar programin e asistencës antiburokratike për çdo sipërmarrës vendas e të huaj, startuar nga Platforma e Bashkëqeverisjes Shqiperiaqeduam.al.

Administrata nuk duhet t’i trembet vetëm qytetarëve por edhe sipërmarrësve. Mesazhin ua përcjell vetë kryeministri Edi Rama.

“Çdo shkrese që biznesi adreson në institucionet përkatëse duhet të skanohet në Protokoll dhe menjëherë të hidhet në platformën e bashkëqeverisjes, duke u dixhitalizuar dhe duke hyrë në një h eta transparence që e pamundëson administratën poshtë që ta marrë shkresën h eta fusin në sirtar dhe të fillojë atë lojën skandaloze me kohën dhe të ngrejë atë pritën që jep mesazhin se duhet të kalosh nga unë që “ta bisedojmë atë punë dhe të shohim si do të shkojë”.

Ky është shërbimi më i ri që ofron platforma e bashkëqeverisjes, dedikuar problemeve që ndesh biznesi.

“Skanimi është detyra juaj e parë. Çdo mëngjes ju do ta filloni punën tek Protokolli dhe çdo pasdite, para se të ikni nga puna, ju duhet të kaloni nga Protokolli për të garantuar  që nuk ka asgjë që ka mbetur atje në copën e letrës dhe nuk ka kaluar në ekranin digjital nga ku monitorohet nga shumë njerëz dhe nuk ka mundësi që të mbetet peng i monopolit të kohës”.

Monopolin e kohës sot e merr një zyrtaruc, tha kryeministri, që përshkroi dhe rrugën e sorollatjes së letrës që pret të marrë sipërmarrësi.

“E mban letrën në sirtar dhe ministri nuk e merr vesh fare që ka ardhur letra. Deri dje ishte legjendë që biznesi paguante për ta nxjerrë letrën nga bodrumi ku është Protokolli. Për ta çuar në katin e parë, kishte tarifë për katin e parë, kishte tarifë për katin e dytë, kishte tarifë për paradhomën e ministrit. Sot nuk është kështu, sepse i kemi kushtuar shumë vëmendje, por ama sot është koha që vonesat të eliminohen”.

10-ditëshi është shumë për biznesin, por kalimi i 10-ditëshit është në radhë të parë përgjegjësia e secilit prej koordinatorëve i paralajmëroi kreu i qeverisë.

“Dhe në rast se do verifikohet që 10-ditëshi ka kaluar dhe koordinatori nuk ka raportuar më parë për këtë gjë, kjo është direkt përgjegjësi individuale e patransmetueshme dhe e padelegueshme dhe e pashfajësueshme”. 

I gjithë rrjeti do të monitorohet njësoj si rrjeti i dedikuar për qytetarët nga Kryeministria, nga koordinatorët të dedikuar për biznesin në Kryeministri dhe që në nivelin e kujdesit të drejtpërdrejtë dhe të mbikëqyrjes së  qeverisë është ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes që është përgjegjësi kryesor për gjithë procesin. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!