Platforma “Deputeti që duam”, Balla nga Elbasani: PD i dëbon njerëzit më të mirë, ne jemi ndryshe

schedule15:26 - 21 Tetor, 2020

schedule 15:26 - 21 Tetor, 2020

Ditën e sotme në qytetin e Elbasanit janë të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla. Ata janë prezent në aktivitetin “Deputeti që Duam” ku po prezantohen detajet e reja për platformën online, aty ku i bëjnë thirrje të rinjve që të aplikojnë dhe të nominojnë që të jenë pjesë e partisë.

Balla nisi këtë aktivitet duke i bërë thirrje të rinjve që të jenë pjesë e PS në mënyrë që ta ndihmojnë partinë që të dalë fituese në zgjedhjet e 25 prillit.

“Për të qënë pjesë e kombëtares së Partisë Socialiste me 25 prill. Dëshiron të hapë listat e veta për njerëzit e thjeshtë që të vijnë të na bashkohen. Për të formuar listën më të mirë për zgjedhjet parlamentare të radhës. Kjo tregon se kandidatët duan miratim nga qytetarët. Hulumtimet tregojnë se ky sistem përzgjedh politikanet më të mirë. Ajo që i ndodhi PS është një histori paralajmëruese. Deputeti që duam mundëson Shqipërinë që duam. PD i dëboi njerëzit e tij më të mirë ne jemi ndryshe. Për Shqipërinë do të nisë një epokë e re. E rëndësishme është që të zgjedhim njerëzit e duhur në këtë moment. Na ndihmoni të përfshijmë emrat më të mirë në kombëtaren e listës fituese të PS në 25 prill”, shprehet Balla.

n.d./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!