Plasin të qeshurat me opozitën në Shkup, Osmani: 61, shumicë e re? Grubi: Të fala Gostivarit

schedule08:39 - 12 Nëntor, 2021

schedule 08:39 - 12 Nëntor, 2021

Nuk ka munguar ironia dhe të qeshurat pas dështimit të opozitës maqedonase për të rrëzuar qeverinë e Zoran Zaev.

Teksa po flisnin për mediat pas parlamentit mes funksionarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim ka pasur batuta që “thumbonin” VMRO-DPMNE-në.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha “61, shumicë e re”, duke “shigjetuar” nismën e opozitës.

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ktheu batutën. “Të fala Gostivarit”. Pavarësisht asaj që deklaroi se ka shumicën e re për të rrëzuar qeverinë, opozita maqedonase dështoi./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!