Douglas Costa nuk po duron dot më në karantinë. Braziliani i Juventusit shpreson që të nisë sa më shpejt kampionati. Edhe pse po çmallet me familjen dhe njerëzit e dashur, 29-vjeçari ofensiv është lodhur nga izolimi brenda.
Ai ka folur rreth situatës në një bisedë në “Instagram” me muzikantin Tohi. Douglas Costa ndodhet në Brazil dhe po pret një thirrje nga bardhezinjtë për të fluturuar menjëherë drejt Italisë e për të riprovuar emocionet e një ndeshje.
“Po qëndroj në shtëpi me familjen time, po kaloj shumë kohë me të dashurit e mi. Shpresoj të nisë kampionati sa më shpejt, ndoshta brenda një muaji. Stërvitem çdo ditë, por nuk po di më se si ta shtyej kohën në shtëpi. Shpresoj të rinisin ndeshjet sa më shpejt”, deklaron lojtari i Juventusit. /abcnews.al