“Plas” te PSG/ Tekniku spanjoll drejton me “dorë të hekurt”, “L’Equipe”: Atmosferë e rëndë në dhomat e zhveshjes

schedule21:36 - 3 Dhjetor, 2024

schedule 21:36 - 3 Dhjetor, 2024

Paris Saint-Germain nuk po kalon një moment të mirë, ndërsa shkaku mund të vijë nga dhomat e zhveshjes të skuadrës “pariziene”. E bindur për këtë është një emër autoritar i mediave sportive si “L’Equipe”, që i kushton numrin e fundit asaj që e cilëson si një “mocion besimi” brenda skuadrës kampione të Francës.

Shkak është bërë përplasja mes futbollistëve dhe trajnerit Luis Enrique. “Yjet” e ekipit kanë vendosur t’i kundërvihen metodave të teknikut spanjoll, që në konfidencialitet e cilësojnë si një “diktator” të vërtetë.

Sipas asaj që zbulon e përditëshmja franceze, Luis Enrique drejton me dorë të hekurt dhomat e zhveshjes.

Futbollistët i nënshtrohen një programi të rreptë disiplinor, stërvitor dhe taktik gjatë ndeshjeve.

Gabimet dhe devijimet nga skemat nuk pranohen ga tekniku, aq sa ata ankohen se ndjehen si lojtarë në “Play Station”.

Këto pretendime gjejnë mbështetje edhe te video e publikuar pak javë më parë, ku Luis Enrique i flet me ton aspak miqësor me Kylian Mbappe, përpara se ky i fundit të transferohej te Real Madrid.

Kjo atmosferë që mbështjell dhomat e zhveshjes te Paris Saint-Germain shpjegon edhe ecurinë negative në javët e fundit.

“Parizienët” u mund në mesjavë nga Bayern në Champions dhe tani rrezikojnë seriozisht eliminimin nga turneu, ndërsa në sfidën e fundit në elitën e Ligue 1 barazuan në shtëpi 1-1 kundër “Kanarinave” të Nantes. /i.m /abcnews.al