Plas te opozita parlamentare, Rudina Hajdari: Shkarkimi im nuk varet nga dëshira e disa individëve

schedule17:37 - 14 Tetor, 2019

schedule 17:37 - 14 Tetor, 2019

Pas njoftimit në rrjetet sociale të Korab Litës se, ditën e sotme është përzgjedhur në krye të grupit parlamentar demokrat, duke zëvendësuar Rudina Hajdarin, kjo e fundit ka folur për Abc News dhe ka përgënjeshtruar lajmin se ajo është larguar nga drejtimi i Grupit.

Sipas Hajdarit, ajo do të vazhdojë të jetë në krye të këtij grupi dhe se shkarkimi i saj nuk varet nga dëshira e disa individëve por se duhen vota për ta bërë këtë gjë.

Me sa duket gjërat nuk po funksionojnë siç duhet në opozitën brenda parlamentit dhe kanë filluar zënkat mes tyre./abcnews.al