Plas te Kukësi, Longo dërgon te U-21 “xholin” e skuadrës

schedule09:33 - 11 Mars, 2022

schedule 09:33 - 11 Mars, 2022

Kukësi nuk po kalon një moment aspak të mirë dhe kjo duket qartë edhe nga rezultatet që skuadra ka arritur të marrë javët e fundit ku madje ka humbur edhe me rezultate të thella përballë rivalëve direkt.

Shumë tension te verilindorët ku humbja me Partizanin 5-0 dhe barazimi 0-0 me Vllazninë, duket se kanë mbushur “kupën”. Trajneri Diego Longo nuk u shfaq në media pas ndeshjes me shkodranët, dukshëm i revoltuar.

Sikur të mos mjaftonte vetëm kaq, tekniku italian mësohet se ka pasur një përplasje me Ardit Hilën, teksa ky i fundit është dërguar të stërvitet me Kukësin U-21.

Sipas “Panorama Sport”  edhe pse një ndër titullarët e ekipit me 21 ndeshje këtë sezon dhe me disa pozicione në fushë, Longo ka preferuar për të dërguar lojtarin te të rinjtë si formë ndëshkimi për formën apo për sjelljen.

Madje, për ta përforcuar këtë fakt, mesfushori ka luajtur dje në kampionat me 21-vjeçarët, pikërisht me dinamovitët, ku ka qenë në fushë për 90 minuta të plota. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!