Raportet mes Cristiano Ronaldos dhe trajnerit Mauricio Sarri janë të acaruar. Një video e publikuar nga “Gazetta dello Sport”, portugezi shikohet se e ka sharë nga nëna teknikun e Juventusit në momentin kur u zëvendësua në takimin me Milanin.
Nga video dëgjohet se Ronaldo i thotë “birë bushtre” Sarrit në momentin kur i drejtohet dhomave të zhveshjes. Një situatë aspak e mirë në kampin e bardhezinjëve me drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” që po mundohen të normalizojnë ekulibrat në skuadër, raporton albeu.com. /abcnews.al