Me ardhjen e Ancelottit në Madrid rezultatet janë përmirësuar ndjeshëm duke regjistruar 4 fitore një barazim në La Liga dhe një fitore në Champions, por situata mbetet problematike me 3 yjet e ekipit.
“El Larguero” shkruan se Marcelo, Isco dhe Asensio janë të pakënaqur me statusin që e kanë në skuadër duke ju kthyer kundër trajnerit italian.
Marcelo është aktualisht zgjedhja e tretë për mbrojtjen pas Mendy dhe Alabas teksa ka luajtur vetëm dy minuta deri më tani.
Asensio është paraqitur vetëm 68 minuta, kurse Isco ende ngroh stolin. /abcnews.al/