Plas në Holandë, ultrasit nxjerrin presidentin nga stadiumi!

schedule10:34 - 28 Shtator, 2019

schedule 10:34 - 28 Shtator, 2019

Një lajm i papritur vjen nga Holanda. Një grupim ultras të Roda Kerkrade kanë bastisur zyrat e klubit dhe kanë nxjerrë presidentin jashtë tyre! Verdhezinjtë garojnë në Eerste Divisie, ndryshe divizioni i dytë i futbollit holandez dhe renditën në vend të 16-të.

Në qershor u zgjodh president i klubit meksikani Mauricio Garcia, i cili nuk arriti të fitonte kurrë besimin e tifozëve. Këta të fundit e akuzojnë për faktin që nuk ka investuar asgjë për përforcimin e skuadrës.

Tifozët e Rodës shkruan një letër drejtuar drejtuesve të klubit para disa ditësh. Aty kërkohej ndërrimi i presidencës, diçka që nuk ka ndodhur. Të acaruar në maksimum, tifozët kanë nisur aksionin mbrëmjen e kaluar, duke u futur në zyrat e Garcias dhe duke e larguar këtë të fundit jashtë stadiumit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!