Plas në Elbasan, sherr mes lojtarëve në tunel

schedule21:08 - 21 Shtator, 2019

schedule 21:08 - 21 Shtator, 2019

Kukësi mposhti Tiranën 2-1, ndërkohë që në fund ka pasur tension. Në fushë pati tension, që është tejçuar edhe në tunelet e stadiumit. Gazetari Gjergj Stefa, në një lidhje direkte në emisionin Gol pas Goli në Supersport, ka treguar atë që ka ndodhur.

Lojtarët e të dy ekipeve janë kapur mes tyre. Gjithçka ka nisur pas një përplasjeje të Elton Cale me një prej lojtarëve të Kukësit. Futbollistët e tjerë kanë ndërhyrë dhe më pas është dashur që policia të ndajë palët.

Raportohet se forcat e rendit janë kapur me stafin dhe lojtarët e Tiranës. Drejtuesit e të dy ekipeve kanë qetësuar futbollistët, që i kanë dërguar drejt dhomave të zhveshjes. /abcnews.al