Plas konflikti mes socialistëve në Skrapar, shkolla e Potom-it “molla e sherrit”

schedule20:33 - 29 Qershor, 2020

schedule 20:33 - 29 Qershor, 2020

Shkollimi i nxënësve të gjimnazit në Potom është bërë “molla e sherrit” mes socialistëve të Skraparit. Bashkia ka vendosur shëmbjen e saj pasi është vlerësuar si e rrezikshme nga Instituti i ndërtim dhe për zhvillimin e mësimit kërkon fonde për përshtatjen e ambienteve të një qëndre shëndetësore e cila do përdoret përkohësisht si shkollë.

Për këtë arsye Kryetari i Bashkisë Adriatik Mema u përball me kryetaren  e Këshillit Bashkiak Edlira Shëmbi dhe këshilltarët e tjerë.

“Pse se fute në rend dite për rishqyrtim këkesën që të miratoni 1.4 milionë lekë për përshtajen e ambinetve të qendrës shëndteësore. Shkolla e Potomit është vetmja shkollë e mesme në fshatra”, tha Mema

“Nuk e kaluam në këtë mbledhje se e kishim kaluar tek e mëparshmja”, sqaroi Shkëmbi

“Kryetare në atë mbledhje ishin vetëm ju dhe një anëtarë dhe këtu në proceverbal sështë vendim po mendim”, u kundërvu me tej Mema.

Gjithashtu një tjetër propozim i Kreut të Bashkisë nuk është marrë në konsideratë për rishqyrtim nga këshilli, që ka të bëjë me një tjetër fond për ndërtimin nga e para të shkollës së mesme.

Duhen 2 milion lekë që të bëhet studimi gjeologjik nga Instituti i Ndërmit se flitet se aty është zonë sizmike dhe të hatohet një projekt”, tha Mema

Mema pati mbështetës dhe kundërshtarë të tjerë nga ana e strukturave arsimore dhe të njësisë administrative Potom.

Pas një pushimi prej 10 minuta kryetarja e këshillit ndryshoi mendje.

“Do marrim një vendim për të parë nga afër shkollen si dhe do caktohet një datë brenda 10 ditëshit ta inspektuar nga afër”, u shpreh ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!