Një debat i ashpër ndodhi mes Niko Komanit dhe Deas, e cila kishte vendosur të prezantohej me Rihannën në këtë puntatë. Debati nisi kur Niko tha se veshja e Deas i kujton një version Rihana Only Fans.
Pjesë nga sherri:
Niko: Mua më duket një version tip Rihana Only Fans. E kuptoj inspirimin tënd nga klipi Hard. Shoh 2 look-e në veshjen tënde dhe nuk më kombinohen të dyja bashkë. S’dua të jap atë që do t’i do që të bësh sherr me mua.
Dea: Only Fans, jo ti por askush nuk mund ta përdorë me mua. Unë kam karakter, kam familje. Only Fans përdore aty ku ta pranojnë Niko Komani. Se jam kështu dhe guxoj, kështu do jem gjithmonë, por Only Fans gjej shoqet ku i ke.
Në ato moment Dea u ul e përlotur dhe vazhdoi debatin e ulur.
Dea: Unë nuk jam Only Fans dhe as prostitutë. Unë guxoj këtu. Ai ka dalë i zhveshur puntatën e parë.
Niko: Po shumë mirë. Edhe unë për Only Fans isha. Unë nuk qajta.
Dea: Unë qaj. Qaj sepse jam njeri me ndjenja dhe emocione. Jam reale.
Niko: Edhe unë Only Fans e kisha veshjen. Madje se kisha Only Fans, por PornHub fare.
Dea: PornHub-in shko tregoja mamit tënd. /abcnews.al