Plas bombola e gazit në banesë, plagosen gjyshi dhe mbesa! Dërgohen me urgjencë në Tiranë

schedule23:54 - 10 Shtator, 2020

schedule 23:54 - 10 Shtator, 2020

Një bombol gazi ka plasur në një banesë në fshatin Selitë në Cërrik e për pasojë kanë mbetur të plagosur pronari i banesës dhe mbesa e tij.

Sipas policisë dy të plagosurit K.Z., 18 vjeçe dhe I.Z., 81 vjeç janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se më pas ata janë transportuar drejt repartit të djegieve në Tiranë për shkak të dëmtimeve që kanë marrë si pasojë e flakëve. Ata kanë djegie të shkallës së tretë në pjesë të ndryshme të trupit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 21:00, në fshatin Selitë, Cërrik, në banesën e shtetasit I.Z., 81 vjeç, ka plasur një bombul gazi dhe për  pasojë banesa ka marrë flakë është djegur plotësishtë  si dhe janë lënduar në trup pronari i banesës dhe mbesa e tij shtetasja K.Z., 18 vjeçe, të cilët janë transportuar në Spital për ndihëm mjekësore,  jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./m.v. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!