Plarent Dervishaj mund të lirohet, nuk kemi marrëveshje me Dubain

schedule15:15 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 15:15 - 24 Dhjetor, 2020

Nga Glidona Daci

Prokuroria e Posaçme ka nisur kërkesat për ekstradimin e dy anëtarëve të ish-bandës së Durrësit për Plarent Dervishajn i arrestuar në Dubai dhe për Indrit Taullain i prangosur në Kosovë.

E ndërsa me Kosovën kemi marrëveshje ekstradimi, kjo mungon me Dubain. Nisur nga ky fakt, burime zyrtare nga SPAK thanë për “ABC” se do të ndjekin parimin e reciprocitetit me Dubain për ekstradimin e Plarent Dervishjat. Çka do të thotë që ekstradimi të realizohet me vullnetin e të dy vendeve, duke ndjekur rrugët diplomatike.

Drejtësia shqiptare ka dhënë garanci se do të bashkëpunojë me drejtësinë e këtij vendi për të shkëmbyer personat në kërkim. Deri në këto momente nuk është kthyer asnjë përgjigje nga autoritet e drejtësisë së Dubait. Në rast se kërkesa e SPAK rrëzohet, Dervishaj do të lirohet, duke i shpëtuar për të dytën herë drejtësisë sonë.

Ai u prangos atje më 11 dhjetor pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana për vrasjen e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, ngjarje të ndodhura në fund të shkurtit të 2005.

Dervishaj i shpëtoi prangave në 2005. Ai u gjykua në arrati dhe mori pafajsinë.  Pas 15 vitesh SPAK rihapi, këto dy dosje duke vënë nën akuzë Lulzim Berishën, Indrit Taullain, Plarent Dervishajn, Indrit Rusin, Vikor Ymerin dhe Luftar Recin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!