Planifikuan një vjedhje me armë në Lushnjë/ Arrestohet 66 vjeçari, në kërkim dy të tjerë

schedule10:50 - 26 Mars, 2023

schedule 10:50 - 26 Mars, 2023

Një 66-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi planifikoi një grabitje në Lushnje. Shtetasi Bukurosh Mukja dhe dy të tjerët Renato Çala dhe Florenc Tatoshi, të cilët janë shpallur në kërkim, rrezikuan edhe jetën e punonjësve të policisë teksa këta të fundit tentuan t’i kapnin dhe të parandalonin ngjarjen.

Punonjësit e policisë kanë lokalizuar mjetin e dyshuar dhe kanë bërë shenjë për të ndaluar, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit dhe ka shtuar shpejtësinë duke rrezikuar edhe jetën e punonjësve të policisë. Tre autorët lëviznin me një mjet tip “Benz” me targa të falsifikuara.

Njoftimi i policisë:

Gjatë kontrollit të zonës dhe ndjekjes së autorëve, lokalizohet dhe kapet në Elbasan, njëri nga autorët e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Parandalimi”, i zhvilluar ditën e djeshme, për parandalimin e një vjedhjeje me armë zjarri.

Vihet në pranga 66-vjeçari (drejtuesi i automjetit), i cili u largua bashkë me 2 autorët e tjerë.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Parandalimi”, shërbimet e Policisë kanë vijuar ndjekjen e autorëve dhe krehjen e zonës, me qëllim kapjen e tyre. Si rezultat i koordinimit mes Policisë së Lushnjës dhe asaj të Elbasanit, u bë i mundur lokalizimi i njërit prej autorëve të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit.

Shërbimet e Policisë së Elbasanit, në bashkëpunim me ato të Lushnjës, kapën në lagjen “Kala” të qytetit Elbasan, njërin prej autorëve, konkretisht shtetasin B. M., 66 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Parandalimi”, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.

Shtetasi B. M. dhe 2 shtetasit e tjerë të shpallur në kërkim, R. Ç dhe F. T., kishin planifikuar vjedhje me armë në Lushnjë, por falë inteligjencës informative, Policia e Lushnjës ka mundur të parandalojë vjedhjen me armë.

Të tre këta shtetas, kur janë lokalizuar nga punonjësit e Policisë, nuk i janë bindur urdhrit të tyre për të ndaluar, por janë larguar me shpejtësi me një automjet tip “Benz” me targa të falsifikuara, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë që ishin në operacion.

Vijon puna intensive për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të 2 autorëve të tjerë të shpallur në kërkim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!