Plani rus për vrasjen e ministrit italian, gazetarja nga Roma: Prej kohësh ka një vëmendje të shtuar ndaj trupave mercenare ruse

schedule20:28 - 28 Mars, 2023

schedule 20:28 - 28 Mars, 2023

 

E ftuar në një lidhje Skype në emisionin “Lufta dhe Paqja” të gazetarit Artur Zhejit në ABC News, gazetarja Alba Kepi nga Roma ka folur në lidhje me planin rus për të vrarë ministrin italian të mbrojtjes.

Ajo tha se në Itali vëmendja është maksimale duke theksuar se ky nuk është i vetmi rast që lidhet me te trupat mercenare ruse, Wagner.

Sipas saj, Rusia nëpërmjet këtyre trupave po kërkon të futet në aktualitetin italian.

“Padyshim që vëmendja është maksimale, por duhet thënë se nuk është vetëm ky rast. Kemi që në shtator, që në nisje të fushatës, një vëmendje ndaj trupave mercenare Wagner.

Rritja e një fluksi emigrantëve në mënyrë absurde, ishte sinjali se ndoshta influenca ruse që donte të stabilizonte fushatën në Itali.

Shumë herë janë akuzuar mercenarët e Wagner edhe dyshohet që kanë çuar në dorëheqjen, Mario Draghi.

Rusisa nëpërmjet këtyre trupave po kërkon të ndërhyjë në aktualitetin italian.

Kujtoj vëmendjen maksimale që qeveria Meloni po i kushton jugut të Europës. Ajo çka ata mendojnë është Rusia po synon të ketë influencën e saj në Evropën Jugore”, tha fillimisht gazetarja.r.t/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!