Ministria e Jashtme greke në një reagim për planin e rikualifikimit urban të Himarës thotë se dhënia e tokave të minoritarëve grekë ministrisë së turizmit është abritrare. “I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare që ta anulojë vendimin përkatës dhe të shqyrtojë sërish ligjin, duke u kujdesur që t’u jepen menjëherë titujt e pronësisë gjithë pronarëve të ligjshëm, pa përjashtim”, thuhet në deklaratën e ministrisë së jashtme greke. Më tej nënvizohet se “ky vendim është në kundërshtim me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, por edhe me vendimet e autoriteteve gjyqësore shqiptare”. Për Athinën, një akt i tillë “është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtën e pronës të minoritetit grek në Shqipëri./abcnews.al
Plani për rikualifikimin urban të Himarës, reagon Athina
schedule20:39 - 11 Dhjetor, 2018
schedule 20:39 - 11 Dhjetor, 2018