Serie A, ka marrë ultimatum që të mbyllë sezonin aktual para datës 20 gusht, ndërsa sezoni i rregullt 2019-20, do të mbyllet me datë 31 gusht. Kjo pasi është përcaktuar dhe kalendari për sezonin e ri 2020-21, i cili do të rifillojë me datë 1 shtator.
FIGC ka hequr Play-Off dhe Play-Out të skuadrave, në mënyrë që të mbyllë sezonin aktual para datës së caktuar, 20 gusht. Një dilemë e madhe, jo vetëm për Italinë por për të gjithë Europën, mbetet merkato e verës.
Ende nuk ka një plan të qartë sa i takon transferimeve të lojtarëve, kontratave aktuale, apo futbollistëve që janë të huazuar. Gjithsesi, Italia tashmë e ka një afat përfundimi dhe një datë zyrtare për rifillimin e sezonit të ardhshëm./abcnews.al
Sky: Serie A, Serie B and Serie C must all conclude by August 20, Italian season to end by August 31. pic.twitter.com/u24uGHgL3Y
— footballitalia (@footballitalia) May 20, 2020