“Plani i rritjes, shtysë për integrimin e Ballkanit”/ Wisner: Do nxisë ekonomitë e rajonit. Reformat, thelbësore

schedule15:25 - 24 Qershor, 2024

schedule 15:25 - 24 Qershor, 2024

Plani i rritjes ekonomike për Ballkanin do të afrojë me shpejt Shqipërinë drejt Bashkimit Europian. Gjatë fjalës së mbajtur në konferencën Balkanomics i ngarkuari me punë i ambasadës amerikane në Shqipëri Devid Wisner tha se është e rëndësishme që Ballkani të bëhet pjesë e Europës sa më parë.

“Ështe e lehte te thuash qe jetojme në kohe te paprecedente përsa i përket sigurisë dhe është e rendesishme qe Ballkani te jete pjese e BE. Plani i rritjes eshte shumë i rëndësishem pasi do përshpejtojnë rrugen drejt Europes. Kjo do te sillte rritje te Gdp me 10%. Por e rëndësishme është të trajtohët edhe sigura. Kemi bere përparim ne diversifikimin energjitik rritja e inovacionit  dhe vijimi i reformave janë vendimtare”.

Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato theksoi se plani i rritjes për rajonin do të japë efekte në zbutjen e hendekut ekonomik e social  midis vendeve të BE dhe Balkanit.

“BE eshte nje nga donatoret me te medhenj ne Shipëri. Plani i rritjes eshte i rendesisishem. Ne duam qe me rritjen te zbusim hendekun ekonomik e social midis vendeve te Ballkanit dhe Europes. Kjo mund te behet duke u dhene vendeve te rajonit akses. Plani i rritjes parashikon 2 miliard  grante dhe 4 miliard euro kredi këto fonde jane te rëndesishme edhe per Shqiperine. Së fundmi SHQIPERIA ka aplikuar per te qene ne Sepa dhe kjo do te jete me shume perfitim per bizneset apo individet qe bëjnë pagesa ne Shqiperi. Pas anëtarësimit ata do të përfitojnë ulje të ndjeshme të komisioneve për trasaksione”.

Në Forumin  BALKANOMICS morën pjesë ekspertë ndërkombëtarë nga SHBA, BE dhe vende të rajonit për të diskutuar mbi zgjidhjet që çlirojnë rritjen ekonomike dhe afrojnë procesin e anëtarësimit në BE./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!