Analisti Artur Nura thotë se plani i rritjes, përmes së cilit Shqipëria do të përfitojë fonde nga BE, është lajm pozitiv për Tiranën.
Në një intervistë për Newsline në ABC News, Nura u shpreh se synimi i BE, është që të ketë stabilitet në Ballkan.
Nura shtoi se shanset e Shqipërisë janë optimale.
“Duket se po funksionoin integrimi i Shqipërisë me hapa që nuk mendoheshin që do të bëheshin. Shifrat janë domethënëse. Ky është lajm shumë i mirë për Shqipërinë. Duhet parë edhe një zhvillim gjeopolitik. I gjithë ky projekt, me thasë me para, tregojnë vullnetin e saj ndaj Ballkanit Perëndimor. Synimi është që të ketë stabiltiet, Tirana e ka kapur mesazhin. Shanset janë më optimale vetëm për Tiranën, duhet konvertuar në zhvillim ekonomik, në zhvillim demokratik. Mesazhi është i drejtpërdrejtë, i qartë për opozitën shqiptare, për të mos penguar integrimin e Shqipërisë. Ka një qendrim radikal të zotit Berisha me zhvillimet demokratike, me zhvillimet zgjedhore. Protesta është normale, por çështjet e integrimit janë themelore, strategjike, të jashtëzakonshme. Stabiliteti politik është domosdoshmëri. Shqiptarët të shkojnë në grup në BE.”, theksoi ai./abcnews.al