Qeveria greke është e vendosur që në të gjitha shërbimet publike në ambientet e brendshme të vendosë për kontrollin e vizitorëve dhe klientëve.
Ata do të lejohen të futen në kafene në lokale me testin Rapid ose PCR në rast se nuk janë të vaksinuar. Testet do të paguhen nga xhepi i tyre. Masa pritet të vihet në zbatim që nga stina e vjeshtës. Ndërkohë deri më 15 gusht do të vendoset nëse mësuesit e përballojnë koston e testit.
Ky hap i ri i qeverisë ka për qëllim të shmangë bllokimin e radhës në muajt e dimrit kur pritet një tjetër valë e pandemisë.
Kushti do të vlejë edhe për kompanitë e private të cilat do të kërkojnë nga punonjësit dhe klientët apo furnizuesit të zbatojnë masat e sipërpërmendura. m.v/abcnews.al