Kryeministri i Greqisë Mitsotakis publikoi një sërë masash të reja për të bllokuar hyrjen e emigrantëve në vend. Gjatë fjalës në parlament, kreu i ekzekutivit theksoi se Greqia nuk është një vend i hapur për të gjithë.
Një njësi e vetme vëzhgimi i kufijve për të gjithë Greqinë dhe një ushtri prej 1200 rojesh më shumë në krahasim me ata që janë aktualisht në gjendje gadishmërie. Kjo për t’I bërë ballë një vale të re emigrantësh.
Qeveria greke e drejtuar nga Demokracia e Re, konfirmoi masat e reja për tu përballur me flukset e emigrantëve që mbërrijnë në brigjet greke.
Kryeministri grek Mitsotakis deklaroi në parlament se forcat e patrullimit të ujërave greke do të përforcohen nga mbërritja e 10 motoskafëve të rinj.
Kryeministri shtoi se në Greqi do të jenë të mirëpritur ata që do të kenë të drejtë të qëndrojnë. Por dera do u mbyllet përfundimisht trafikantëve të paligjshëm të qënieve njerëzore dhe atyre që shkelin në territorin grek dhe pse nuk kanë të drejtë për azil.
Kështu pas humbjes së korrikut të kaluar të qeverisë së drejtuar nga Aleksis Tsipras, Greqia e cila në periudhën 2015-2016, ka qenë porta hyrëse për në Bashkimin Europian e më shumë se 1 milion personave që arratiseshin nga lindja e mesme dhe Azia, tashmë do të anulojë politikat e pritjes së emigrantëve.
Në periudhën e fundit ardhja e emigrantëve dhe refugjatëve nga Turqia janë shtuar sërish dhe më shumë se 37 mijë persona aktualisht jetojnë në qendrat e pritjes në ishujt të cilët po përpiqen të menaxhojnë situatën shumë larg kapaciteteve të tyre. Micotaqis theksoi se Greqia nuk është një vend i hapur për këdo.
Por nuk do të ketë vetëm përforcim të kontrollit të kufijve, qeveria greke deklaroi se do të transferojë 20 mijë azilkërkues nga kampet e refugjatëve, si ai në Moria, në qytete të tjera Brenda këtij viti, duke synuar që të ketë struktura të reja në korrik të 2020-ës.
Mjekët pa kufij u treguan kritikë ndaj këtyre qendrave të reja duke shpjeguar se këto struktura ngjasojnë shumë me burgjet dhe janë shumë lart respektimit të të drejtave të njeriut.
Por kryeministri grek këmbëngul se pak nga pak pamjet e turpshme që vijnë nga Moria, do të zhduken dhe do të zëvendësohen nga ndërtesa të afta për të funksionuar si duhet.
Teksa Mitsotakis fliste në Athinë, rojet bregdetare greke deklaruan se kishin shpëtuar 400 emigrantë 24 orët e fundit në ishujt e Lesbos dhe Kios. Shpëtimi u shoqërua dhe nga arrestimi i tre personave të dyshuar si trafikantë të qënieve njerëzore.
Ndërkohë dy tragetë me në bord 96 refugjatë nga ishujt e Kios, Zeri dhe Kos mbërritën në portin e Pireut mëngjesin e të premtes në linjë me lehtësimin e qendrave të pritjes në ishuj. Ashtu si dhe upremtua nga qeveria greke.
Dhe pse itenererari ballkanik i ndjekur nga emigrantët që përpiqen të arrijnë në pjesën e pasur të Europë, është mbyllur gjithnjë e më shumë nga 2016, me mijëra persona përpiqen ende të kalojnë nëpër këtë rrugë.
Zakonisht emigrantët paguajnë shuma të mëdha parash tek bandat e trafikantëve që të kalojnë në mënyrë të paligjshme kufijtë e mbyllur./abcnews.al