Plani i Kategorisë së Parë: Luhet në dy ditë, spikasin tre “finale”

schedule10:36 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 10:36 - 11 Dhjetor, 2020

Kategoria e Parë rikthehet të dielën, por ka edhe një ndeshje që është veçuar për të hënën. Bëhet fjalë për sfidën mes Dinamos dhe Besëlidhjes, dy ekipe që duan të rikthehen në elitën e futbollit shqiptar. Kjo sfidë luhet prej orës 13:30, sikurse edhe të tjerat.

E shtuna ka disa duele interesante. Në grupin A spikat Erzeni-Burreli, me matjanët që kërkojnë tre pikët në transfertë dhe distancimin nga ndjekësit. Në program në këtë grup janë edhe sfidat Oriku-Partizani B dhe Veleçiku-Vora.

Kategoria e Parë – Java 7
GRUPI A

E diel, më 13 dhjetor, ora 13:30
Erzeni-Burreli
Oriku-Partizani B
Veleçiku-Vora
E hënë, më 14 dhjetor, ora 13:30

Dinamo-Besëlidhja

Në grupin B sytë janë nga dueli Besa-Egnatia, dy ekipe që po luftojnë për vendin e parë. Rrogozhinasit kryesojnë për momentin dhe duke qenë një ndeshje në transfertë edhe një barazim mund t’u shkojë për shtat.

Interesante është edhe përballja mes Flamurtarit dhe Lushnjës. Vlonjatët kanë fituar dy sfidat e fundit dhe dëshirojnë të vijojnë me serinë e rezultateve pozitive. Në Cërrik për Turbinën është momenti për të fituar, pasi presin Elbasanin e vendit të fundit.

Kategoria e Parë – Java 7
GRUPI B

E diel, më 13 dhjetor, ora 13:30
Flamurtari-Lushnja
Turbina-Elbasani
Besa-Egnatia

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!