Plani i Interit për të siguruar Kante, gati të “sakrifikonin” Eriksen

schedule10:39 - 9 Tetor, 2020

schedule 10:39 - 9 Tetor, 2020

Interi kishte një plan të qartë për të siguruar firmën e N’golo Kante në merkaton e verës, por në fund ky transferim nuk u konkretizua. Kjo pasi oferta e zikaltërve, nuk u pranua nga Chelsea.

Oferta e Interit ishte një shkëmbim kokë më kokë me mesfushorin Christian Eriksen, i cili po vuan tek Interi dhe nuk po ambientohet në kampin zikaltër. Lampard nuk e pranoi këtë shkëmbim, pasi ka shumë lojtarë që luajnë si mesfushorë të avancuar në përbërje.

Kante është një ndër mesfushorët më të mirë difensivë në botë dhe Antonio Conte e kërkonte medoemos firmën e tij, por drejtuesit zikaltër nuk ishin gati të paguanin 70 milion euro “cash” siç kërkonin drejtuesit e Chelsea./abcnews.al