Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka publikuar një video me deklarata të kryeministrit Edi Rama rreth planit ekonomik.
Në postimin e saj, Tabaku thekson se kreu i qeverisë brenda 15 ditëve ka gënjyer tre herë në radhë për këtë plan.
Sipas saj, Rama gënjente pa iu dridhur qerpiku dhe sot 1 në 3 biznese ka ulur qepenin dhe 57 mijë shqiptarë se paku kanë humbur punën.”
Postimi i plotë:
“Në harkun kohor të 15 ditëve gënjeu tre herë në radhë për planin ekonomik. Sa herë pyetej për ndihmën qesharake ndaj shqiptarëve kur e gjithë bota shpenzonte çkishte për të rimëkëmbur ekonomitë, Rama gënjente pa iu dridhur qerpiku. Sot 1 në 3 biznese ka ulur qepenin dhe 57 mijë shqiptarë se paku kanë humbur punën, në një ekonomi ku 40% e ekonomisë është informale numrat janë më alarmantë.
Sa me shumë flet e vërteta aq më shumë thërrasin e bërtasin. Shqipëria ka shpresë dhe ditë më të mira do të vijnë, pasi shqiptarët do t’i tregojnë vendin gënjeshtarit që ka mbyllur qeverinë me pushime ndërsa shqiptarët humbasin punën.”/abcnews.al/