Plani ekonomik, Oliver Varhelyi: E kemi ndërtuar pasi dëgjuam kërkesat e vendeve të rajonit  

schedule18:43 - 7 Tetor, 2020

schedule 18:43 - 7 Tetor, 2020

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi,  pas takimit me kryeministrin Rama foli për projektet e BE për Shqipërinë dhe rajonin.

Në konferencën e përbashkët me Ramën, Varhelyi tha se janë përcaktuar 9 miliard euro për të ndihmuar në rimëkëmbjen e ekonomisë së rajonit.

Komisioneri nënvizoi se plani ekonomik është hartuar pasi kanë dëgjuar kërkesat e vendeve të rajonit.

“Mikpritja ka qenë shumë  e ngrohtë. Sapo erdha nga Kuvendi ku pata mundësi të flisja para deputetëve, tani pata mujndësi të flisja me kryeministrin dhe më tregoi sa e rëndësishme është BE për Shqipërinë

Unë kam sjellë lajme të mira. Ne kemi ardhur në fund të rinovimit të politikës së zgjerimit. E kemi me të vërtetë dhe do të vazhdojmë punënn tonë me Ballkanin Perëndimor dhe do ta bëjmë këtë gjë edhe me politikën e zgjerimit. E kemi bërë duke treguar edhe besueshmërinë e metodologjisë së re. Ke i mundur të marrim dakordësinë për çeljen e negociatave. Kalojmë te segmenti i tretë i kësaj pune dhe ka të bëjë me zhvillimin e ekonomik dhe planin e investimeve. Plani duhet të përshpejtojë punën që duhet të bëjnë vendet e rajonit për të kapur ritmin e BE. Por patëm sfidën e Covid.

Ky është një plan të cilin e kemi ndërtuar së bashku me vendet e rajonit. Jemi këtu që t’ju dëgjojmë. Kemi biseduar me të gjithë vendet e rajonit. Na kanë ardhur projektet, idetë për rimëkëmbjen sa më të shpejtë. Emi përpiluar të gjithë këtë paketë. E kemi projektuar duke pasur parasysh gjithçka që na u tha. Ne po përcaktojmë 9 miliard euro me grante për këtë plan. Po bashkëpunojmë që të gjejmë këto fonde edhe me 20 miliard shtesë. Po flasim për një projekt madhir të dukshëm që mund të fokusohet tek ato sektorë që sjellin vende pune”, tha ai.

Komisioneri për Zgjerimin shtoi më tej se pas pas 4-5 vitesh situata në rajon do të jetë ndryshe. Ai theksoi se në Shqipëri do të sjellin projekte të rëndësishme.

“Do të thotë që pas 4-5 vitesh panorama në rajon do të jetë ndryshe. Jemi këtu për tju ofruar ndihmën tonë.

Shqipëria do të mund të japë furnizimin e gazit për të gjithë rajonin. Jemi të gatshëm që në Shqipëri të sjellim projekte që janë të rëndësishme. Jemi të gatshëm që të flasim për korridoret blu në të gjithë pjesën e bregdetit. Jemi të gatshëm të kountribujmë edhe për dy hidrocentrale në vend. Janë projekte madhore investimi që do të sjellin një ndryshim të madh.

Duhet investuar edhe në kapitalin  njerëzor. Jemi të gatshëm të krijojmë një projekt që të kemi aftësitë e duhura për të rinjtë dhe me këtë tejkalojmë sfidën e vetme në rajon që është ikja e trurit”, deklaroi ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!