Sot mbizotëron mot i kthjellët në vendin tonë.
Por, fundjava do të sjellë freskim të lehtë të motit duke qenë se kemi reshje gjatë ditës së shtunë në zonat lindore dhe juglindore, sipas Meteoalb.
E diela rikthen kthjellimet. Megjithatë bregdeti edhe gjatë kësaj fundjave vijon të mbetet i favorshëm pasi dielli dhe temperaturat e larta do jenë mbizotëruese.
Abcnews.al në bashkëpunim me Meteoalb, vijon të sjellë çdo fundjavë parashikimin e motit specifikisht për bregun duke i ardhur në ndihmë atyre që mendojnë të bëjnë plazh gjatë të shtunës dhe të dielës. /abcnews.al/