“Plaku dhe deti” në jetën reale, burri luftë me peshkaqenin

schedule16:41 - 16 Gusht, 2022

schedule 16:41 - 16 Gusht, 2022

Një përleshje mes një pushuesi dhe një peshkaqeni është bërë virale në Smith Point Beach në Fire Island.

Emily Murray tha për “The Post” se është habitur shumë nga ajo që ka parë të ndodhte në breg të detit, prandaj menjëherë ka nxituar të nxjerrë telefonin e saj dhe të filmojë këtë ngjarje të pazakontë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fox News (@foxnews)

“Oh dreqin”, dëgjohet ajo duke bërtitur, teksa plazhistët e tjerë u mblodhën për të parë spektaklin buzë detit.

“Burri kishte qenë duke peshkuar dhe kapi peshkaqenin rastësisht,” shpjegoi Murray. “Ai po përpiqej ta lironte.”

Video është bërë virale menjëherë në rrjet, ku ka patur komente nga më të shumta, një ngjarje që ka kujton “Plaku dhe Deti’, por këtë herë ngjarja ndodh në breg të detit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!