Plagosje në Tropojë, arrestohet 53 vjeçari, i riu përfundon në spital

schedule14:47 - 16 Tetor, 2021

schedule 14:47 - 16 Tetor, 2021

Një plagosje me mjete të mprehta ka ndodhur sot në Tropojë, pas një konflikti të çastit.

Policia ka arrestuar një 53 vjeçar banues në fshatin Dragobi i cili ka plagosur një të ri.

Në qytetin e Bajram – Currit, ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet të mprehtë shtetasin P. M., 27 vjeç,  banues në fshatin Gri,  i cili ndodhet në Spitalin e Tropojës nën kujdesin e personelit mjekësor, jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ” Plagosja e rëndë me dashje”,  dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.