Një plagosje me sende të forta ka ndodhur ditën e sotme në Mallakastër.
Policia njofton se është arrestuar autori, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. B., banues në Kalenjë, Mallakastër, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin M. B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve“, njofton policia.
/abcnews.al