Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e së shtunës në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në bulevardin kryesor të qytetit.
I plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori është arrestuar nga shërbimet e policisë.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia po punon për zbardhjen e saj.


